MENU
klinika

Përplasja për paktin Rama-Meloni

Shehu reagon pas publikimit të debateve në mbledhjen me dyer të mbyllura: Neveri për “skuthat e çimkave”!

25.11.2023 - 12:37

Deputeti i Partisë Demokratike, Trian Shehu ka reaguar pas publikimit të debateve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të opozitës për të dërguar në Kushtetuese paktin e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni për refugjatët.
Tritan Shehu, i cili ka dalë në mbledhje kundër vendosjes së firmës për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese paktin mes dy kryeministarave, u shpreh se përgjimet në mbledhjen e grupit janë tipike për ish-Sigurimsat e dikurshëm.

“Neveri për „skuthat e cimkave”!”, shkruan deputeti demokrat, duke shtuar se këto metoda janë tike “për ‘brumbujt’ frikacakë, që janë mësuar vetëm të zvarisen”.

Ai shprehet se vleresimet e tij negative për marrëveshjen mbi refugjatët i ka bërë publike, që orët e para të publikimit të saj.

“Ashtu si në vazhdimësi, ne vite kam dhene e jap vleresimet e mia me superlativa per Italine mike, edhe si ish Minister i jashtem kjo”, thekson Shehu, por shton se “kjo s’më ka penguar aspak ta quaj publikisht krejt te gabuar ate mareveshje”.