MENU
klinika

Analiza

Pse presidenti i ri argjentinas do ta ketë të vështirë të qeverisë?

25.11.2023 - 16:02

Kryetarja e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në parlamentin holandez, Dilan Yesilgoz, hodhi poshtë çdo mundësi për t’iu bashkuar një koalicioni të mundshëm të dominuar nga Geert Wilders, por shtoi se ajo mund ta mbështesë një qeveri të tillë nga anash, shkruan “Politico”.

Kjo mund të hapë rrugën për një aleancë midis Partisë së ekstremit të djathtë për Liri (PVV) të Wilders-it dhe Kontratës së Re Sociale (NSC) të qendrës së djathtë të Pieter Omtzigt. “Fituesit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë PVV dhe NSC.

Pas 13 vjetësh, ne kemi një rol disi ndryshe”, tha Ye?ilgöz, kreu i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) liberal-konservatore, e cila ishte pjesë e qeverisë së kryeministrit në largim Marko Rutte.

Javier Milei's Hair Is Baffling the World - WSJ

“Ne do të mundësojmë një qeveri të qendrës së djathtë. Ne do të mbështesim propozime konstruktive dhe kjo është një formë tolerance”, shtoi Yesilgöz. Wilders reagoi shpejt në rrjetin social X dhe tha se vendimi i VVD-së, i marrë para se të fillonin bisedimet për koalicionin, ishte ‘shumë zhgënjyes’.

‘Kjo nuk është mirë. Shpresoj se ata do të ndryshojnë mendje, sepse qeverisja është më mirë sesa tolerimi”, tha Wilders. Partia e Wilders dikur ishte një partner tolerant në qeverinë e parë të kryeministrit në largim Marko Rutte, e cila përbëhej nga VVD e Rutte dhe CDA Kristian Demokrate dhe udhëhoqi vendin nga tetori 2010 deri në nëntor 2012. Wilders e mbështeti atë qeveri në parlament, por askush nga partia nuk ishte anëtar i kabinetit.

Nëse VVD do të vazhdonte të ishte partneri tolerant i qeverisë së udhëhequr nga Wilders, do të ishte një ndryshim i pazakontë i roleve. Pas më shumë se një dekade në pushtet nën Rutte, VVD pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet e të mërkurës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Putin dhe Trump po “ngrenë dolli” për fitoren e tij

Kundër abortit e pro armëve, kush është presidenti i ri argjentinas?

Një konflikt po ndizet me Britaninë...

Presidenti i ri argjentinas e nis me këmbën e gabuar…

Cilat janë lëvizjet e para të presidentit argjentinas

Fitorja e tij ndezi polemika, Javier Milei nis punën pa humbur kohë