MENU
klinika

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

Paralajmërohet trajneri i elitës, gjobitet Tirana

25.11.2023 - 21:01

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës mori vendimet sa i përket ngjarjeve të fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi ka marrë një paralajmërim, për shkak se refuzoi së fundmi të dilte në intervistë pas ndeshjes. Gjobitet Tirana me masën 100.000 lekë, për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve. Vendimet e tjera, i takojnë kategorive më të ulëta.

Vendimet:

Zyrtari i FK Erzeni, Alfred Deliallisi në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes të nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, duke refuzuar daljen në intervistë pas ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, si dhe hedhjen e sendeve në fushë, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KS Besa, Jurgen Rrushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Tërbuni, Bujar Mehaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Partizani U-16, Aldo Duro, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i AF Elbasani U-16, Luan Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FC Pepa U-19, Zeid Notolli, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Labëria FC U-19, Jetmir Zana, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Shkodra U-19, Endri Lujkaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Shkodra U-19, Taip Piraniqi, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të Shkëndija Tiranë U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Shkëndija Tiranë U-19, Argid Shema, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Aldi Spahia, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Akademia e Futbollit U-19, Joni Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Pranimin e kërkesës së KF Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Klejdi Dibra në bazë të nenit 75 të KDE.

AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Celjen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga AF Elbasani U-17 të lojtareve që nuk kanë të drejtë tëluajnë, mbi bazën e ankesës së Flamurtari FC U-17.