MENU
klinika

Dërgohet me urgjencë në spital

Panik në Pukë, i ftohti nga bora i shkakton probleme kardiake portierit!

25.11.2023 - 21:04

Tërbuni dhe Besëlidhja barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së Kategorisë së Dytë që vlente për javën e tetë në grupin A.

Sfida u luajt vetëm 45 minuta për shkak se stadiumi “Ismail Xhemali” u mbulua nga bora. Për shkak të kushteve jo të favorshme, dueli u vendos të shtyhej në një tjetër datë.

Gjatë pjesës së parë, portieri i vendasve Entoni Shkoza nuk u ndje mirë për shkak të temperaturave të ulëta, me 22-vjeçarin që u dërgua menjëherë në spital dhe pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën. Duket se temperaturat e ulëta dhe bora i shkaktuan probleme kardiake 22-vjeçarit, që futi në panik të pranishmit.

Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 në qytetin e Shkodrës.