MENU
klinika

“Në vendin tonë shumica e fëmijëve lindin për interes”

Eliona Pitarka shpërthen ndaj Zhaklin Lekatarit: E neveritshme…

26.11.2023 - 12:44

Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka reaguar së fundmi rreth deklaratës së ish-opinionistes së “BBV”, Zhaklin Lekatari se “shumica e fëmijëve në vendin tonë po lindin për interes dhe jo për dashni”, të cilën e bëri pasi Luizi dhe Kiara dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të sjellin në jetë një vajzë.

Përmes një postimi në InstaStory, Eliona e revolutuar ka shpërthyer keq ndaj deklaratës së Zhakut duke e quajtur të padrejt gjykimin e saj ndaj femrave që janë në pritje të ëmbël pavarësisht qëllimeve që ato kanë.

“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”– ka shkruar ajo.

Gjatë gjithë qëndrimit në “BBV”, Luizi dhe Kiara nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me Lekatarin, e cila shpesh herë i thumbonte çiftin pasi nuk besonte në dashurinë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të mbrojta kur burri yt të dhunoi”

Zhaklina Lekatari përplaset me Luizin dhe Kiarën

“E ke personale me mua, nuk e përballoj dot më”

Agravon debati mes Efit dhe opinionistëve