MENU
klinika

Detajet

Ekzekutohet bosi i mafias serbe në mes të Vienës (foto)

23.12.2018 - 17:26

Ditën e djeshme në Vienë u ekzekutua me dy të shtëna arme në kokë bosi serb i nëntokës së Malit të Zi, Vladimir Roganoviç.

32 vjeçari u qëllua nga një person i cili i është afruar atij i qetë, duke nxjerrë më pas mjetin për të qëlluar në shenjë.

Ai ndërroi jetë i shtrirë në trotuaret e kryeqytetit austriak, ndërsa mediat serbe raportojnë se ai kishte ikur nga Mali i Zi tre ditë më parë, por me sa duket grupet kundërshtare e kanë ndjekur edhe në destinacionin e ri.

Në vendin e ngjarjes u vra edhe një 22 vjeçar tjetër, pjesë e klanit të tij.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja mafioze ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi grupi i Roganoviç-it ishte në konflikt me disa grupe të tjera të nëntokës së Malit të Zi për trafikun e mjeteve narkotike.

Edhe më parë atij i kishin bërë disa përpjekje për vrasje, të cilave iu kishte shpëtuar.