Prokuroria e Tiranës këtë të hënë bën me dije se ka mbyllur hetimet ndaj të pandehurve Albano Velo dhe Andrew Bode, të cilët akuzohen si personat që morën pjesë në grupin e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa.
Dy personat e marë të pandehur janë shokët e Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në zonën e TEG-ut.
Ngjarja e rëndë e vrasjes së Edmond Papa u rregjistrua në Tiranë në 16 dhjetor 2022.
Ndërsa pas krimit policia mundi të arrestojë Albano Velon, djalin e një ish-punonjësi Policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë dhe shpalli në kërkim Andrew Bode.
Krimi lidhet me një seri ngjarjesh të tjera të ndodhura në Sarandë, Tepelenë, Tiranë dhe Greqi, për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të dy grupeve kriminale.
Vrasja e Edmond Papa u realizua 6 muaj pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj në zonën e rreth rrotullimit të TEG në Tiranë.
I riu Sadikaj rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papa dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici.
Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ky ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.
Në vazhdim të këtyre dyshimeve,familjarët dhe persona të rrethit shoqëruar të Aleksandër Sadikaj, janë angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim hakmarjen për vrasjen e personit të tyre të afërm.
Në objektivin e familjarëve dhe vetë babait të Aleksandër Sadikaj, Edmond Papa, ka qënë njeriu kryesor i dyshuar si autor dhe organizator i këtij krimi të rëndë të ndodhur në 11 qershor 2022.