Ditët tuaja mund të jenë të vrullshme, të ngarkuara me punë, takime dhe njerëz. Në këtë mënyrë, truri është mësuar të jetë gjithmonë në një gjendje veprimi dhe kjo prirje shpesh mund t’ju mbingarkojë emocionalisht.
Prandaj, është e rëndësishme që për ca minuta në ditë të jeni të vetëdijshëm për “momentin e tanishëm”.
Terapistët (veçanërisht ata që janë të specializuar në trajtimin e traumave) rekomandojnë të shtriheni në dysheme për pak minuta në ditë, sepse kjo praktikë mund të ndihmojë në forcimin e gjendjes tuaj emocionale.
“Natyrshëm dëshira për t’u shtrirë në tokë për ngushëllim në një krizë është në të vërtetë origjina e të gjithë konceptit terapeutik që ne e quajmë ‘tokëzim’”, thotë terapistja e traumës dhe punonjësja sociale Shannon Moroney, autore e “Heal for Real”.
Shtrirja në dysheme, me këmbët dhe duart tërësisht të lëshuara – ju jell një qetësi terapeutike. Në këtë pozicion, është më e lehtë të lini fizikisht tensionin dhe shqetësimet të kalojnë për disa minuta.
Gjatë ayre minutave ju do të jeni të pranishëm me trupin tuaj dhe do të dini se çfarë po ndodh brenda tij.
Për shkak se dyshemeja është gjithashtu vendi më i ulët ku mund të vendoseni, shtrirja në të mund të ndihet si një dorëzim edhe më i madh ndaj gravitetit sesa shtrirja në një shtrat apo divan.
Fiziologjikisht, një pozicion shtrirë mund ta ndihmojë gjithashtu trupin tuaj të rifitojë qëndrimin e tij natyral, duke ju lejuar të merrni frymë më lehtë (veçanërisht nëse keni tendencë të kaloni pjesën më të madhe të ditës të përkulur mbi një laptop).
Gjatë kësaj kohe këshillohet të merrni vazhdimisht frymëmarrje të thella. Rezultati? Një puls më i ngadaltë dhe një gjendje më e relaksuar.
Të futesh në një frymë medituese mund të duket pak e vështirë ose “e huaj” në fillim, por gradualisht do të kuptoni rëndësinë që ka e gjithë kjo dhe me kalimin e ditëve, do t’ju vijë natyrshëm.
Tani, mjafton të gjeni 10-20 minuta për veten në ditë dhe ta lëshoni plotësisht veten!
Burimi: Well & Good