MENU
klinika

Jo vetëm emri i Elvanës

Persona të famshëm në përgjimet e “SKY ECC”, juristi zbulon lidhjet mes botës së krimit dhe showbizit

27.11.2023 - 23:41

Operacionet e SPAK së fundmi kanë tronditur opinionin publik, pasi zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët janë arrestuar pasi kanë bashkëpunuar me grupe kriminale. Përveç zyrtarëve janë përmendur edhe lidhje të personazheve të famshëm me persona që janë në kërkim nga policia.

Juristi Shkëlqim Hajdari ka folur për lidhjet mes botës së krimit dhe personazheve të famshëm të showbizit shqiptar. Sipas tij ata janë të njohur pasi këta të fundit konsumojnë lëndë narkotike.

Hajdari tha se kjo është industria më fitimprurëse dhe aty bashkohet boshti i së mirës me boshtin e së keqes dhe këta njerëz bëhen gjithmonë bashkë.

“Krimi lidhet me botën e showbizit, se këtë drogën, nuk e pinë fshatarët. Ata janë tek mbijetesa ekonomike. Kjo është industria më fitimprurëse në botë, njerëzit e pasur i pinë. Njerëzit që kalojnë ylberin. Këta janë bashkë, boshti i së mirës me boshtin e së keqes”, shprehet Hajdari në Report Tv.

Kujtojmë se së fundmi, në operacionin ku u arrestua edhe ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, teksa përmendej edhe emri i këngëtares Elvana Gjata.