Situata e krijuar nga reshjet e borës vijon të jetë problematike sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në Dibër e Bulqizë.
Aktualisht pa rrymë vijojnë të jenë 8 fshatra të Njësisë Administrative Kala e Dodës në Bashkinë Dibër dhe 9 fshatra të Bashkisë Bulqizë si në Ostren, Zerqan, Shupenzë e Gjoricës.
Erërat e forta kanë bërë ndërprerjen gjatë natës edhe në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.
Sa i përket borës, deri tani të pakalueshme janë rrugët e fshatrave të Njësive Administrative Kala e Dodës, Selishtë e Zall Dardhë në Bashkinë Dibër.
Për momentin furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë Qarkun Dibër bëhet pa probleme.
Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme paprobleme.