MENU
klinika

Taktikat skandaloze

Plani i Moskës për të rritur popullsinë: Gratë që janë në burgje, do të lirohen nëse mbeten shtatzënë

28.11.2023 - 19:31

Një politikan kryesor rus është tallur nga mediat shtetërore të vendit pasi sugjeroi se gratë e burgosura që mbeten shtatzënë duhet të lirohen nga burgu.

Valery Seleznev, një deputet në Dumën e Shtetit të Rusisë, propozoi masën e çuditshme në një përpjekje për të luftuar problemin e popullsisë së Vladimir Putin. Popullsia e Rusisë u tkurr me gati një milion midis tetorit 2020 dhe shtatorit 2021.

Seleznev tha se ka rreth 45,000 gra në burgjet ruse, shumica e të cilave vuajnë dënimin për vepra jo të rënda. “Shumë nga këto gra janë të afta të lindin fëmijë. Shteti mund t’u ofrojë atyre një lloj marrëveshjeje, në të cilën gruas i ndërpritet dënimi dhe në rast se ajo lind“, tha ai.