MENU
klinika

"Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk betohet..."

Fredi Beleri në burg, Greqia ‘paralajmëron’ Tiranën

29.11.2023 - 14:05

Athina ka përshkallëzuar reagimet e saj kundër mbajtjes në burg të të kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës, Fredi Beleri.

E perditshmja, Protothema raporton se në COREPER (Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së) Greqia ka paraqitur rezerva në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Mësohet se përfaqësuesit kanë bërë të qartë se Greqia nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, nëse nuk do të të ketë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave si kryetar bashkie të Fredi Belerit.

“Athina me deklaratat e ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros i cili vizitoi Fredi Belerin në burgjet e Durrësit, ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion, për të rrëzuar këtë ndjekje arbitrare dhe politike ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili dhunon brutalisht Shtetin e Ligjit në Shqipëri”, shkuan Protothema.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN