Balerinat e “Fiks Fare”, Marinela Bici dhe Kejsi Kokeri së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku kanë zbuluar më shumë rreth jetës së tyre personale dhe profesionale.
E teksa gazetraja iu bëri disa pyetje me “spec” vajzave, një ndër to kishte të bënte me fiksimin apo këngëtarin e tyre të preferuar.
Njëra nga vajzat tregoi se ka rënë në dashuri me këngëtarin e njohur Sardi Strugaj dhe këngëne tij më të re, dhe këtë gjë nuk ia ka dhënë akoma tij.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Cili është këngëtari juaj i preferuar?
Kejsi: Ledri Vula.
Marinela: Unë do thoja Sardin. Nuk e di sa herë e kam dëgjuar këngën e tij të re “Deti”.
Gazetarja: Ke rënë në dashuri me këngën apo me Sardin?
Marinela: Me të dyja.
Gazetarja: Duke qenë që Sardi është në “Dancing ëith the Stars” e ke takuar?
Marinela: Një herë.
Gazetarja: Ia ke thënë apo t’ia themi ne?
Marinela: Nuk ia kam thënë.