MENU
klinika

Bisedat që do të hedhin dritë mbi ngjarjen

Atentati ndaj Ardian Nikulajt, ‘zbërthehet’ celulari i autorit

30.11.2023 - 12:56

Aparati celular i Ruben Saraivës pritët të hedhë dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Autoritetet marokene i kanë përcjellë palës shqiptare aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e Nikulajt më 19 prill të këtij viti.

Pikërisht zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia do t’u shërbejë hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burimet bëjnë me dije se nga ana tjetër, marokenët, të cilët arrestuan Ruben Saraivën i kanë kërkuar drejtësisë dhe policisë shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradim të portugezit.

Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera provash të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet ekstradimi i Saraivës në Shqipëri.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia vijon grumbullimin e pamjeve filmike

Vrasja e Ardian Nikulajt, ngecin hetimet