MENU
klinika

Nga Singapori te Kopenhagen

Qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023

02.12.2023 - 08:12

Sipas Indeksit Vjetor të Kostos së Jetesës në mbarë botën, i cili është publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU), kostoja mesatare e jetesës u rrit me 7.4% këtë vit.

Megjithëse shifra është pak më e ulët se rritja prej 8.1% e të njëjtit sondazh të regjistruar në vitin 2022, numrat mbeten dukshëm më të lartë se tendencat ndër vite.

Kostoja Botërore e Jetesës 2023 anketoi 173 qytete të mëdha, duke krahasuar më shumë se 400 çmime në 200 produkte dhe shërbime.

10 qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023:

1. Zyrih, Zvicër
1. Singapor
3. New York, SHBA
4. Gjenevë, Zvicër
5. Hong Kong
5. Los Angeles, SHBA
7. Paris, Francë
8. Tel Aviv, Izrael
8. Kopenhagen, Danimarkë
10. San Francisko, SHBA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN