Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gazment Bardhi dhe deputetët e grupit të tij, kanë bojkutuar Kuvendin e Rithemelimit të Sali Berishës.
Asnjë prej deputetëve të grupimit të Bardhit, nuk ka shkuar në Kuvendin e thirrur për votëbesimin e Sali Berishës, në krye të një partie që nuk ka as emër, as vulë dhe as logo.
Kjo ka qenë edhe një nga çështjet më të diskutuara.
Berisha ua ka komunikuar me dyer të mbyllura edhe kryetarëve të degëve dhe Kryesisë një ditë më parë, që deputetët e Bardhit nuk do të marrin pjesë në Kuvend.
Sipas Berishës nuk duhet të ketë qejfmbetje me ta dhe kjo nuk do të ndryshojë asgjë në qasjen e Rithemelimit.
Sot Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur punimet në orën 11:00 të në Pallatin e Kongreseve. Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij Argita Malltezi.
Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë ku janë të pranishëm delegatë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Diaspora. Pritet gjithashtu edhe miratimi i një rezolute se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.
Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e sipas PD e ka futur Shqipërinë “politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”.
Kryedemokrati Sali Berisha një ditë më parë tha se Kuvendi ka për “qëllim ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim”.