MENU
klinika

"Nuk m’u lejua performanca!"

U tërhoq nga “Festivali i Këngës”, Samanta tregon arsyen

03.12.2023 - 13:31

Një fenomen që u vu re këtë vit për Festivalin e Këngës ishte tërheqja e artistëve konkurrentë që në fillim.

Kejsi Tola dhe Samanta Karavella ishin dy emra që u tërhoqën nga gara. Arsyeja e përfolur prej kohësh në rrjet është se ky Festival këtë vit i është premtuar Elsa Lilës.

Së fundmi në një intervistë për “Më Lër të Flas” Samanta ka rrëfyer versionin e saj duke u shprehur:

Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit. E vërteta është që kënga që unë kisha zgjedhur, një këngë shumë ritmike, nuk m’u lejua performanca. Një këngë ritmike unë nuk mund ta këndoja pa performancë. Këto ishin rregullat këtë vit. Sa për Elsa Lilën janë spekulime unë nuk di asgjë.

Ndërsa Kejsi nëpërmjet një telefonate në emision u shpreh se ajo është tërhequr për arsye personale pa sqaruar asgjë më tepër.