MENU
klinika

Iu bllokua frymëmarrja duke ngrënë

Emri/ Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë

04.12.2023 - 14:26

Gëzim Petriti i dënuar për veprën penale “Vrashe e mbetur në tentativë” ka ndërruar jetë në burgu e Lezhës. Mësohet se i është bllokuar frymëmarrja duke ngrënë.

Si pasojë, Petritit i është dhënë menjëherë ndihma e parë nga mjeku i shërbimit, i cili ka konstatuar dhe shenja jete. Menjëherë, ëshët dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, por që nuk ka arritur t’ia dalë.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE eshte marre njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekesore ‘Mjekim i detyruar ne nje institucion mjekesor’ per kryerjen e vepres penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i eshte bllokuar frymemarrja.

– Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me mase mjekesore ‘Mjekim I detyruar ne nje institucion mjekesor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2×1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite, furosemil 40 mg 1 tablete ne mengjes ,aspirine protekt 100 Mg 1 tablete ne dite , omeprazol 20 mg 1 tablete ne mengjes’, ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, ne seksionin e masave mjekesore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati I Policise Kavaje.

– Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjehere mjekun e sherbimit, ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe jane konstatuar shenja jete. Eshte nisur urgjentisht me ambulance e institucionit i shoqeruar nga stafi mjekesor drejt Spitalit Rajonal te Lezhes me shenja jete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po trajtohen 40 të dënuar të infektuar

Burgu i Shënkollit kthehet në spital Covid