MENU
klinika

"Plani i ferrit"

Izraeli nuk do të heqë dorë lehtë nga lufta…

05.12.2023 - 08:00

Dukej si një “makth” për Lindjen e Mesme që do të merrte fund shpejt, por Izraeli po përgatitet për një luftë të gjatë kundër Hamasit që mund të zgjasë më shumë se një vit. Sipas “Financial Times”, sipas burimeve të njohura me planet ushtarake të Izraelit, strategjia shumëfazore përfshin eliminimin e tre drejtuesve të organizatës militante palestineze, shkatërrimin e të 24 batalioneve të Hamasit, shkatërrimin e rrjetit të tunelit dhe aftësinë për të menaxhuar Gazën.Fillimi i vitit 2024 do të shënohet nga operacione intensive tokësore, të cilat duhet të zgjasin për disa muaj dhe në pjesën e dytë të vitit do të ketë një fazë të “tranzicionit dhe stabilizimit” të konflikteve ushtarake me intensitet më të ulët.Afati kohor i strategjisë së Izraelit është fleksibël dhe varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë aftësinë për të vepruar në terren, presionin ndërkombëtar dhe mundësinë e lirimit të pengjeve.

Live updates: What's happening in the Israel-Hamas war as Gaza cease-fire extended and more hostages exchanged | PBS NewsHour

Lirimi i pengjeve

Izraeli nisi një valë masive sulmesh në Rripin e Gazës të premten pas përfundimit të një armëpushimi njëjavor, në të cilin u shkëmbyen të burgosurit. Para skadimit të armëpushimit, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me kabinetin izraelit të luftës. Në takim pati një “shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh” midis Blinken dhe kabinetit të luftës në lidhje me mundësinë e operacioneve tokësore izraelite në Gazën jugore, sipas “Axios”. Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi i tha Blinken se operacionet ushtarake ka të ngjarë të zgjasin “më shumë se disa javë” dhe Blinken i bëri thirrje qeverisë izraelite të kufizojë viktimat civile dhe të krijojë një plan të qartë humanitar dhe marrëveshje për sigurinë e civilëve. Blinken tha gjithashtu se presioni ndërkombëtar do të vazhdojë të rritet për sa kohë të vazhdojnë operacionet ushtarake me intensitet të lartë. Edhe pse kishte “fërkime” mes SHBA-së dhe Izraelit, në një konferencë shtypi që pasoi takimin, Blinken ripohoi mbështetjen e SHBA-së për aksionin ushtarak të Izraelit në Gaza.

Viti 2024 do të jetë më i përgjakshmi, zbulohet “plani

“Gjuetia” e liderëve

“Bloomberg” ka mësuar se Pentagoni ka dërguar ose po punon për të dërguar raketa të drejtuara me lazer, granata, pajisje për të parë natën, municione për shkatërrimin e bunkerëve dhe automjete të reja ushtarake në Izrael. Me operacionin në jug, ushtria izraelite do të hynte në një zonë me më shumë se dy milionë banorë, pasi rreth një milion njerëz u larguan nga Gaza veriore në pjesën jugore në prag të pushtimit. Pasi të hyjnë në pjesën jugore të enklavës së rrethuar palestineze, ushtarët izraelitë do të kërkojnë dhe eliminojnë tre udhëheqësit e Hamasit: Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Marwan Issa. Pasi Izraeli filloi një pushtim tokësor që pushtoi pjesë të mëdha të Gazës veriore, shumica e luftëtarëve dhe arsenalit të raketave të tij, si dhe shumica e pengjeve të mbetura izraelitë të kapur më 7 tetor, u zhvendosën në jug të enklavës.

FILE PHOTO: Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, chairs a weekly cabinet meeting at the Prime Minister’s office in Jerusalem, on January 15, 2023. Menahem Kahana/Pool via REUTERS/File Photo

Gaza pa Hamasin

Sipas informcioneve që janë zbuluar, ofensiva jugore do të përqendrohet tek Khan Younis, një qendër e rëndësishme e aktivitetit të Hamasit dhe vendlindja e Sinwar dhe Deif, dhe në Rafah, që është pikërisht në kufirin me Egjiptin. Kalimi kufitar Gaza-Egjipt dhe tunelet e kontrabandës nëntokësore “janë kanali kryesor i oksigjenit për Hamasin ndërsa rindërton aftësitë e tij ushtarake”, tha një person i njohur me planet e luftës të Izraelit për “Financial Times”.Të premten, Izraeli filloi të lëshonte urdhra për të evakuuar një numër të vogël civilësh në Gazën jugore. “Ne do të sigurohemi që të ketë mjaft zona të sigurta, do t’i paralajmërojmë paraprakisht dhe do t’i thërrasim të evakuohen, për shembull një kilometër në veri ose në perëndim,” tha zyrtari izraelit. Pala e Tel Avivit e ka pranuar se qasja ndaj evakuimit të civilëve duhet të ndryshojë dhe se metoda e evakuimit masiv, e cila u përdor në veri të Rripit të Gazës, nuk mund të përsëritet. Faza e “tranzicionit dhe stabilizimit” synon të përgatisë Gazën për një rend pa Hamasin. Izraeli refuzon të komentojë nëse Autoriteti Palestinez do të jetë në gjendje të rivendosë kontrollin e Gazës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNN: Zyrtarët izraelitë po diskutojnë mundësinë

“Armëpushimi me Hamasin mund të zgjatet”


Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen