MENU
klinika

Stano jep detaje mbi dialogun Kosovë-Serbi

“Nuk do t’i bëjmë kurrë publike dokumentat e marrëveshjes”

05.12.2023 - 14:24

Zëdhënësi i Bashkimit Eurupian, Peter Stano ka thënë se propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Stano i është përgjigjur pyetjeve të TV Dukagjini, ku ka thënë se se nuk do t’i zbulojnë dokumentet zyrtare publikisht si informacion që konsiderohet sekret diplomatik.

“Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të njëjtën gjë e presin edhe nga partnerët, pasi ky proces është tepër konfidencial.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!