MENU
klinika

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Kreu i ISSH zbardh procedurat se si do të ndahet shpërblimi

05.12.2023 - 17:35

Bonusi i fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët dhe kategoritë e tjera që përfitojnë trajtim financiar nga shtetit ka filluar të shpërndahet.Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka bërë me dije ditën e djeshme se bonusi për moshën e tretë do të kalojë automatikisht me pensionin mujor. Ndërsa sipas tij, afati përfundimtar i tërheqjes do të jetë Dhjetori 2024. Lidhur me problematikat janë shfaqur në orët e para të nisjes së shpërndarjes së bonusit, ku disa pika postare nuk kanë pasur fonde të mjaftueshme në dispozicion, Hado sqaroi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ndërsa tha se pensionistët mund të paraqiten pranë Postës Shqiptare për të tërhequr bonusin e fundvitit. Në një deklaratë për mediet, Hado u shpreh se nuk është e nevojshme që të krijohen radhë, teksa shtoi se bashkë me bonusin, pensionistët do të tërheqin edhe këstin mujor të pensionit.“Të gjithë ata që nuk munden për arsye të ndryshme, mund ta tërheqin këtë bonus edhe vitin e ardhshëm. Nuk ka nevojë që të presin në radhë. Bonuset po i shpërndajmë me këstin mujor të pensioneve. Dua të garantoj se është një buxhet që është miratuar që buxhetin e kaluar. Fondet janë në dispozicion. Mund ta tërheqin kur të kenë nevojë”, theksoi ai. Ndërkohë, Hado informoi se të gjithë llogaritë e Postës Shqiptare janë mbushur me para dhe se janë bërë rreth 23 mijë pagesa deri tani. Hado foli dhe për rishikimin e skemës së pensioneve, ku bëri të ditur se po bëhet një studim me Bankën Botërore. Në total, përfitues të bonusit janë rreth 704 mijë qytetarë. Konkretisht, janë 585 mijë qytetarë që marrin pension pleqërie, 2500 qytetarë që marrin pension social, 2172 ish-minatorë, 6053 persona që marrin pension të parakohshëm, si dhe naftëtarët, metalurgët, ish-minatorët dhe invalidët e luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afatet dhe kategoritë që përfitojnë

Kur do të nisë dhënia e shpërblimit të fundvitit?