MENU
klinika

Urimi për Krishtlindje

Imzot Frendo uron Krishtlindjen: Të ndihmojmë të mohuarit

24.12.2018 - 13:18

Imzot George Frendo Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes.
Ai shprehet se kjo festë i fton të gjithë të mësojnë nga një foshnjë duke respektuar dinjitetin e çdo njeriu, pavarësisht gjinisë, shkollës apo ngjyrës së lëkurës.

“Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnjë. Së pari, ai na mëson dinjitetin e njeriut, e çdo njeriu. Në fytyrën e Jezusit fëmijë shohim fytyrën e çdo njeriu, mashkull ose femër, i bardhë ose i zi, i ditur ose i pashkolluar”, thuhet mes tjerash në urim.

Urimi i plotë:
“Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnjë. Së pari, ai na mëson dinjitetin e njeriut, e çdo njeriu. Në fytyrën e Jezusit fëmijë shohim fytyrën e çdo njeriu, mashkull ose femër, i bardhë ose i zi, i ditur ose i pashkolluar. Me ardhjen e tij në botë Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun.

Nga grazhdi Jezusi na urdhëron të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu. Prandaj njeriu s’ka nevojë të afrojë një deputet që t’i ofrohet puna, s’ka nevojë të paguajë një kirurg në një spital publik që të bëjë një operacion, s’ka nevojë të korruptojë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në gjykatë, s’ka nevojë të pijë drogë që të gjejë gëzim, as ka nevojë të lypë nëpër rrugë që të fitojë bukën e ditës.

Në shpellën e Betlehemit shohim një familje. Është një familje e thjeshtë, e varfër, por shumë e lumtur. Asnjëri nuk e dëgjon dënesën e kësaj foshnjeje, përveç prindërve, njerëz të thjeshtë.

Nuk e dëgjon Herodi, në pallatin e tij; as e dëgjojnë priftërinjtë e popullit, në tempullin e tyre. Por e dëgjojnë i ati, Jozefi, një marangoz, dhe e ëma, Maria, shtëpiake.

Megjithatë jemi të ftuar t’i afrohemi grazhdit ku është shtrirë Jezusi, dhe të dëgjojmë dënesën e Jezusit. Por dënesa e tij përzihet me një buzëqeshje.

Po, ai na buzëqesh, dhe buzëqeshja që ai i drejton secilit prej nesh tregon pastërtinë e syve të tij. Po, sytë e Jezusit janë të pastër, të kthjellët. Ai nuk përdor syzë të errëta. Na shikon pa paragjykime. Të gjithë jemi shumë të bukur para syve të tij. Le të mësojmë, nga shikimi i tij, si të shikojmë njëri-tjetrin. T’u japim dorën atyre të cilëve ua kemi mohuar deri tani.

Kemi zbuluar Krishtin. Kemi gjetur një rrugë të re që na çon drejt gëzimit të vërtetë. Ky është gëzimi ynë, gëzimi që tregohet në këtë fëmijë të brishtë. Ky është urimi im për ju me rastin e Krishtlindjes. Gëzuar Krishtlindjen! Rroftë Jezusi fëmijë”, pëfundon urimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!