MENU
klinika

Sa paguajnë shqiptarët?

Ulet çmimi i naftës në bursë, 76 dollar për fuçi

06.12.2023 - 16:52

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është ulur me 7.7 dollarë brenda javës dhe aktualisht në bursë fuçia e naftës po tregtohet me 76.7 dollarë, ndërkohë që në fund të muajit nëntor kushtonte 84.5 dollarë.

Por kjo rënie e çmimit të naftës në bursë nuk është reflektuar ende në tregun vendas, pasi kompanitë vijojnë ta shesin naftën në vlerat 195-199 lekë/litri, me lëvizje të lehta që prej muajit nëntor.

Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.

Por pavarësisht kësaj ulje, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 195-200 lekë litrin e naftës, ndërkohë që duhet ta paguanin vetëm 175 lekë/litër nëse karburantet do mbështeteshin te bursa ndërkombëtare ashtu siç thuhet se bëjnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në tregjet botërore kanë rënë me rreth 20%!

Çmimet e karburantit në vendin tonë, ‘të ngrira’!