06.12.2023 - 19:32
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar Klevis Qosen, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Emërtimi i Qoses erdhi pas propozimit të bërë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ky emërim erdhi pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.
Kujtojmë se Hoxha u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.