MENU
klinika

Mbani parasysh

Sa duhet të jetë tensioni i gjakut në bazë të moshës

24.12.2018 - 14:18

Presioni i lartë i gjakut është njëri ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të kohës, ndërkaq simptomat shumë shpesh janë të padukshme.

Ndonjëherë te personat të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut nuk shfaqen kurrfarë simptomash, por ndonjëherë shfaqen të vjellat, mosmbushja me frymë, marramendja, dhimbja e kokës dhe rrjedhja e gjakut nga hundët.

Nëse nuk e rregulloni me kohë presionin tuaj të gjakut, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore siç janë dëmtimi i veshkave, humbja e të parit, sëmundja e zemrës, pika në zemër apo në tru.

Presioni i gjakut mund të luhatet gjatë ditës dhe në të ndikojnë faktorët siç janë mosha, gjinia dhe karakteristikat trashëguese.

Këto janë disa nga vlerat për të cilat mjekët konstatojnë që paraqesin nivelin normal:

Meshkujt

Deri 20 vjeç – 123/76
Deri 30 vjeç– 126/79
Nga 30-40 vjeç – 129/81
Nga 40-50 vjeç – 135/83
Nga 50-60 vjeç – 142/85
Mbi 70 vjeç – 142/80

Femrat

Deri 20 vjeçe – 116/72
Deri 30 vjeçe – 120/75
Nga 30-40 vjeçe – 127/80
Nga 40-50 vjeçe – 137/84
Nga 50-60 vjeçe – 144/85
Mbi 70 vjeçe – 159/85