Ditën e sotme u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Elton Javori, 41 vjeç me autor të dyshuar djalin e Demir Baçkës.
Por kush është Demir Baçka?
Një atentat me breshëri kallashnikovi nga ndodhur në qytetin e Fierit 34 Tetor 2021 dhe objektiv i ekzekutimit ka qenë Demir (Demi) Backa pronar i lokal ‘Piazza’ në qendër të qytetit.
Në atë kohë 57-vjeçari mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës tregtare në Fier, një zonë mjaft e populluar.
Në orën 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”, teksa Demir Backa ndodhej brenda mjetit të tij tip “Audi”, në parkim, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në lëvizje tip “Benz”.
Mendohet se kanë qenë 2 autorët brenda mjetiti tip “Benz”, të cilët pasi kanë ekzekutuar 57-vjeçarin, janë larguar në drejtim të Vlorës. Ata kanë djegur mjetin me targa tw vjedhura në Bypass-in e Fierit, në fshatin Daullas.
Mendohet se autorët e kanë ruajtur prej ditësh Demir Backën, dhe e kanë vëzhguar para se të kryenin atentatin. Demir (Dem) ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.
Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 20 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa nuk dihet nëse vrasja e Demir Backës ka lidhje më këtë masakër.
Për ngjarjen policia e Fierit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe të FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.