Sipas ekspertit personi që ka kryer aktin ka pasur njohuri të mira të armëve të zjarrit dhe mund të ketë qenë frekuentues i rregullt i poligonit të qitjes.
Eksperti i sigurisë Faik Basha ka folur për ekzekutimin e 41-vjeçarit në Fier.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ditës së djeshme ku Elton Javori u ekzekutua me armë zjarri në lagjen “16 prilli” të qytetit të Fierit.
Sipas ekspertit personi që ka kryer aktin ka pasur njohuri të mira të armëve të zjarrit dhe mund të ketë qenë frekuentues i rregullt i poligonit të qitjes.
“Personi i cili ka kryer ekzekutimin, nga eksperienca që kam mund të them se ai e njeh shumë mirë armën, i njeh shumë mirë metodat e qitjes. Nuk mund të them nëse ka qenë vrasës me pagesë, por mund të them se ai është një njeri që i ka frekuentuar rregullisht poligonët e qitjes”,-tha eksperti i sigurisë.