MENU
klinika

Punë miliarderësh...

Taylor Swift u shpall ‘Personi i vitit’, Elon Musk i jep një këshillë

09.12.2023 - 07:12

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është shpallur ‘Personi i Vitit’ nga revista Time, një zgjedhje e duartrokitur nga miliona fansa të saj pas triumfit të turneut ‘Eras’. Por Elon Musk, pasi e uroi, e paralajmëroi atë si ish-mbajtës të të njëjtit titull, të cilin e fitoi në vitin 2021.

“Urime. Njëfarë rreziku i rënies së popullaritetit pas këtij çmimi. Po flas nga përvoja”, ka shkruar ai me humor në Twitter.

Agjencitë ndërkombëtare që komentuan reagimin e Musk për dallimin e Swift, iu referuan edhe vitit që  “Time” e kishte shpallur Adolf Hitlerin “person i vitit”, në vitin 1938.

Duke marrë parasysh sa më sipër, një përfaqësues i revistës e ka bërë të qartë, se dhënia e këtij titulli jo gjithmonë duhet të ketë një shenjë pozitive, sepse konsiderohet më shumë, si njohje e personit që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, qoftë për mirë apo për keq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat