MENU
klinika

"E thonë dhe raportet e huaja"

Ekonomi: Rritja ekonomike ka qenë impresionuese!

09.12.2023 - 11:39

Kur po mbyllet viti dhe është koha për të bërë bilancin, deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ka një panoramë optimiste sa i përket ekonomisë së Shqipërisë. E ftuar në emisionin A2 Business me Aurora Sulçen, Ekonimi tha se Shqipëria ka pasur një rritje impresionuese të ekonomisë.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë impresionuese, e kanë thënë dhe raportet ndërkombëtare, që Shqipëria ia doli që të jetonte shëndetshëm ekonomikisht në këtë periudhë të vështirë, sa i përket ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve, duhet ta shohim që kur nisi lufta”, tha Ikonomi.

Ajo shtoi se kjo është reflektuar edhe në ndihmën e dhënë për shtresat në nevojë.

“Paketa e ndihmës ekonomike u dyfishua, ajo që ndodhi vjet dhe vazhdon dhe sivjet”, përfundoi Ekonomi në A2 CNN.