MENU
klinika

“Pse s’më hap rrugën?”

Si ndodhi sherri me dy të plagosur në Korçë

10.12.2023 - 12:04

Të tjera detaje kanë dalë rreth sherrit për motive të dobëta mes disa personave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, konflikt i cili përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur dhe motivi i sherrit ka qenë bllokimi i rrugës, ku njëri prej tyre është dëgjuar të thotë “pse s’më hap rrugën” në dalje të lokalit.

Më pas janë takuar në vendin që njihet si “trekëndëshi”, ku njëri prej tyre nxori armën dhe plagosi të riun.

Sipas Policisë, si pasojë e konfliktit u plagos me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër.

Mësohet se personi i plagosur me armë zjarri është shtetasi Igli Hoti, ndërsa shtetasi i dëmtuar me mjete të forta është Artan Qeshori.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Po ashtu sipas Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Korçë-U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN