Këngëtarja Ronela Hajati ka habitur së fundmi me deklaratën e saj lidhur me eksperiencën në ‘Eurovision” vitin e kaluar.
E ftuar në emisionin “Më lër të flas” artistja ka rrëfyer disa momente jo fort të këndshme që kishte kaluar gjatë kohës kur përfaqësonte Shqipërinë në kwtw eveniment ndwrkombwtar.
Hajati shihet e përlotur teksa kujton ‘lumin’ e kritikave që mori nga populli shqiptarë për stilin e këngës dhe paraqitjen e saj në skenën madhështore.
Gjithashtu ajo nuk kursen kritika për stafin e “Radio Televizionit Shqiptar” që sipas saj e braktisën në mes 4 rrugëve duke e detyruar që të gjitha shpenzimet e akomodimit në ditët e fundit ti paguaj ajo vetë.
Ndër të tjera ajo u shpreh se nuk mori asnjë mesazh nga drejtori për ti uruar suksese dhe se klipi prezantues ishte i financuar nga ajo vetë pasi nuk i’u dha buxheti i mjaftueshëm për një paraqitje siç dëshironte këngëtarja.
Ronela Hajati: Unë vdes për skenë për festival.
Gazetari: Ke pasur kritika?
Ronela Hajati: E kam mbajtur për vete por kam parë që ka pasur një lum kritikash, si është veshur si ka dal…
Kënga në Europë ishte pa diskutim një “hit” por këtu kishte shumë kritika ma kthyen shpinën shumë veta që në fakt nuk e kisha pritur. Publiku mua më njeh e di se çfarë natyre kam unë në skenë dhe as nuk diskutohet që çfarëdo gjëje që kam bërë unë atje ka qenë e mirë menduar.
Me thënë të drejtën ai nuk është në festival i këngëve kombëtare nuk është se ti do përfaqësosh domosdoshmërisht traditat apo kulturën e shtetit tënd ai është një festival ekstra modernë jashtë çdo pritshmërie.
Mbase tingëllon egoiste por unë atje kam menduar vetëm që të bëj “show” për emrin tim sepse të them të drejtën marrëdhëniet që kam pasur atë vit me të gjithë stafin e “RTSH-s” kanë qenë shumë të serta. Performanca ime ka qenë…. Kam menduar me idetë e mia kam dashur një gjë shumë të madhe kam dashur një gjë ekstra të bëhej për mua por ai buxhet nuk mu dha kurrë. Unë u detyrova që edhe spotin klipin përfaqësues e pagova vetë.
Po të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinim ne kemi fjetur në një motel jashtë Torinos sa që kur vinin fansat nuk dini të na gjenin aq në periferi ishim. Ditët e fundit nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori as suksese as një gjë jo se e ka taksative por…nuk kisha asnjë mbështetje zero.
Është turp! Përveç kësaj ata ikën dhe unë u detyrova të paguaj hotelin për të gjithë stafit sepse stafi i “RTSH-s” ‘krisën’ dhe ikën me lanë mua në mes 4 rrugëve.
Kujtojmë që Ronela përfaqësoi Shqipërinë në skenën e madhe të Europës me këngën ‘Sekret’.