Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putin të dielën e 10 dhjetorit, për herë të parë, as dy muajsh dhe biseda mësohet se ka zgjatur rreth 50 minuta.
Sipas asaj çka u transmetua më vonë, kryeministri izraelit, “kritikoi ashpër bashkëpunimin e rrezikshëm midis Rusisë dhe Iranit”, ndërsa kritikoi gjithashtu Putinin për fjalët e zyrtarëve rusë kundër Izraelit në Kombet e Bashkuara.
Në të njëjtën kohë, raportohet se Netanyahu “shprehu vlerësimin e tij për përpjekjen ruse për të liruar një shtetas izraelit me nënshtetësi ruse” dhe i kërkoi Putinit të ushtrojë presion mbi Kryqin e Kuq për të siguruar ilaçe për të rrëmbyerit në Gaza.
Biseda e fundit mes të dyve u zhvillua më 16 tetor dhe ndërkohë që kishte nisur operacioni izraelit kundër Hamasit, pas ngjarjeve tragjike të 7 tetorit.
Në atë kohë, Putini e kishte bërë të qartë qëndrimin e Moskës për palestinezin, krijimin e një shteti të pavarur palestinez që do të bashkëjetonte në mënyrë paqësore me Izraelin.