Nënë Liza, një personazh jo pak i njohur dhe zë i fortë i protestave në Tiranë, banore që para 2 vitesh iu shemb banesa në kuadër të planit për rindërtimin në 5 Maj, është bërë pjesë e protestës së kësaj të hëne para SPAK.
Ajo fajësoi për situatën ku ndodhen sot shqiptarët, kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliajn.
“Të vijë Veliaj te 5 Maj, të shoh se si është rruga, po kalojmë nëpër baltë. Dua shtëpinë, jam 80 vjeçe. Nuk kam ku mbledh fëmijët e mi jam 14 vetë. Veliaj dhe Rama të bëjnë vitin e ri. Deputetët marrin nga 5 milionë, unë 100 mijë lekë. SPAK të nisë nga kryet. Pa firmën e Ramës dhe Veliajt, nuk bëhej kjo gjë. Për popullin nuk flet kush. Bëhen 2 vite që në janar, që jam jashtë shtëpie. I bëj thirrje Amerikës shteteve të huaja që të na përkrahin. Kur vinë të huajt shtrojnë tapetin e kuq, por për shqiptarët kanë shtruar tapetin e zi.”, tha nënë Liza.