Burime diplomatike në Bruksel theksojnë se Greqia nuk do të pranojë sot hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Qëndrimi i Greqisë do të jetë në fuqi përsa nuk ka progres për çështjen e lejimit të betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Të njëjtat burime theksuan se ky qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia ka pranuar t’i dërgojë Tiranës letrën e BE-së për hapin e parë të hapjes së negociatave, me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë drejt rivendosjes së vullnetit politik të elektoratit të Himarës.
Nuk është çështje pavarësie e gjyqësorit, por një vendim thjesht politiko-administrativ, theksuan të njëjtët agjentë diplomatikë. Pala greke nuk kërkon vendim gjyqësor për lirimin e Belerit sepse nuk ndërhyn tek vendimet e gjyqësorit shqiptar, por thjesht ajo që kërkon është që kryebashkiakut të zgjedhur të i Himarës t’i jepet leja për të bërë betimin dhe për të qenë në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij politike.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, i cili po përgatit çështjet e Samitit të 14 dhe 15 dhjetorit, ku përfshihet edhe zgjerimi i BE-së, po diskuton edhe rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e shkëputjes së procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë së Veriut mbetet ende e hapur.
Sipas draft-konkluzioneve të Samitit, liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre. Sipas këtij plani, negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të fillojnë pasi të përmbushen mjaftueshëm kriteret.