Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë konkluzionet për hetimin pasuror për Redjan Rrajën, duke kërkuar edhe konfiskimin e tyre.
Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, mes tyre edhe nje audi luksoz.
Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:
“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
Një orë dore tip “Roleks”.
Shuma prej 2750 Euro.
Kujtojme qe Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
SI NDODHI ATENTATI
Në nentor 2019 Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, në atë kohë shofer i prokurorit.
Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.
Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private.