13.12.2023 - 14:15
Një punonjës i burgut të Peqinit ka rënë në pranga, pasi ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë.
Sipas policisë, efektivi S.S. në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.