Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, por nuk është paraqitur në GJKKO.
Sipas SPAK, djali i ish-kryeministri Sali Berisha nuk banon në adresën e deklaruar.
Në seancë është paraqitur vetëm ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, i cili ka dëshmuar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.
Aldo Bumçi, në dëshminë para togave të zeza, ka treguar procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.
Ai ka mohuar gjatë seancës të ketë nisur shkresë me anë të faksit për Shkëlzen Berishën, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.
Ish-ministri ka pranoi se e njihte djalin e ish-kryeministrit Berisha, por theksoi se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale.
Aldo Bumçi u shpreh se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku Shkëlzen Berisha e ka pritur dy herë në zyrë për arsye elektorale, por mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve, tha gazetarja Klodiana Lala.
Ndërsa ish-sekretarja e Bumçit, në seancën e sotme, ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.