Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se pse djali i tij, Shkëlzen Berisha nuk u paraqit për të dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.
Berisha ka deklaruar se djali i tij nuk është njoftuar për t’u paraqitur në GJKKO. Ndërsa iu përgjigj deklaratës së SPAK se Shkëlzen Berisha nuk banon në adresën e dhënë.
“Të dy adresat nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SPAK”, u shpreh ai duke e konsideruar thirrjen e tij në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar si “akt të mirëfilltë politik”.
“Shkëlzen Berisha është thirrur për këtë çështje kohë më parë në SPAK, ka dhënë çdo përgjigje, ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike.
Por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë se sa ta njoftojnë, mbasi thirrja e tij aty është akt i mirëfilltë politik në mënyrë absolute nuk ka asnjë lloj lidhje me asnjë akt proces, moment, të asaj drame që ka ndodhur, zero. Ai ka dhënë shpjegime, e dinë se s’ka asnjë lidhje. Madje edhe familjarët e kanë kuptuar që po bëhet politikë me hetimet. Ata s’janë të interesuar për politikë.
Ka një njoftim të Shkëlzen Berishës ku ka sqaruar se nuk është njoftuar dhe se të dy adresat nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SPAK.
Ta marrësh për serioz një organ që funksionon me parimet e policisë sekrete, si grupe kriminale”, tha Berisha.