MENU
klinika

S’ka ndodhur ende më e keqja!

Euro pritet të shkojë më pak se 100 lekë

14.12.2023 - 15:27

Një euro blihet me 102.3 lekë ditën e sotme dhe shitet me 103.5 lekë, duke shënuar kështu një rritje të lehtë.

Por çfarë pasojash ka ky zhvlerësim i euros në ekonominë shqiptare?

Ekspertja e Ekonomisë, Erjola Hoxha e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se kjo rënie e euros ka ndikuar te familjet dhe ekonominë shqiptare.

I vemti faktor pozitiv që ka pasur nënçmimi i euris në raport me mondhën vendase është se ka ndikuar në uljen e borxhit publik.

Hoxha: Për shkak të shumë krizave çmimet kanë qenë të larta dhe shumë biznese kanë mbajtur po ato vlera të çmimeve që i kanë importuar dhe eksporutuar dhe këto janë pasqyryar në çmimin final të produktit që kanë marrë qytetarët. Shqiptarët që paguajnë me euro është njësoj sikur të paguajnë në lekë. Me këstet e kredive, overdrafte apo me vlera të larta të bizneseve të mëdha, ka pasur ndikim pasi ka prekur dhe fitimet e bizneseve. Ata që preken më shumë janë bizneset eksportuese dhe individët që kanë të ardhura në monedhën shqiptare dhe kredinë në momendhën e huaj euro. Kreditë merren në monedhën që ke të ardhurat për të ulur humbjet gjatë ndryshimeve të kursit të këmbimit.

Çfarë do të ndodhë me euron gjatë kësaj periudhe të vitit? A do ketë zhvlerësim akoma më të madh?

Hoxha: Kursi zyrtar ka qenë 102.4 lekë. Rënien më të madhe euro e ka pasur gjatë muajit korrik, e cila në raport me një vit më parë ka qenë 14% më shumë. Edhe pse janë festat e fundvitit pritet që euro të shkojë në nivelin 1 me 1 në raport me lekun, sepse ka pasur një mbingarkesë. Parashikohet që të shkojë edhe poshtë vlerës 1 me 1 sepse ka edhe shpenzime shumë gjatë festave. Çmimet e produkteve të shportës pritet të kenë një rritje drastike gjatë këtij muaji.

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që në këtë periudhë kanë shpenzime që duhet t’i bëjnë me euro? Duhet të paguajnë me euro apo me lekë? A duhe ta mbajnë euron për ta thyer më vonë?

Hoxha: Mendoj qe për momentin jo, duhet të presim zhvillimet e mëtejshme dhe ecurinë e mëtejshme. Të ardhurat këshillohen të mbahen në monedhën vendase, lek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi me Lekun prek nivelin më të ulët që prej…

“E premte zezë” për Euron!