MENU
klinika

Është zyrtarisht fundjavë…

Njihuni me 5 përfitime surprizuese të gin-it

15.12.2023 - 18:34

Fansat e gin-it kanë një justifikim më shumë për të shijuar gotat e fundjavës pa u menduar gjatë! Nuk ka rëndësi nëse e konsumoni çdo mbrëmje apo e kombinoni me ujë tonik, në një moment a një tjetër e keni pyetur veten se çfarë i bën ky lloj alkooli trupit tuaj. Si fillim është e rëndësishme të dini llojin e gin-it që po konsumoni dhe më tej të kërkoni për pasojat e tij.

Na lini t’ju themi që nëse e pini në mënyrë të moderuar, shëndeti do t’ju falenderojë, por kujtoni gjithmonë të ruani masën e duhur. Në mesjetë, gin-i përdorej edhe barnë bimore për të shëruar sëmundje të ndryshme.

1. Gin-i ka pak kalori

closevolume_off
Që do të thotë se s’duhet të shqetësoheni për kilogramët e shtuar. Falë përbërësve të tij do ta keni më të thjeshtë ta tresni ushqimin, por bëni kujdes me tonic-un pasi sa herë shtoni, jeni duke rritur numrin e kalorive.

2. Ju ndihmon të jetoni më gjatë

Parandalon sëmundjet e zemrës dhe qarkullimi i gjakut përmirësohet. Sidoqoftë, konsumi me tepricë do të jepte efektin e kundërt.

3. Ndihmon në kurimin e problemeve të veshkës dhe mëlçisë

Kur konsumoni këtë pije, toksinat dhe bakteret e dëmshme largohen nga trupi juaj, kjo falë kokrrave të dëllenjës që ka në përbërje.

4. Eshtë i mirë për kockat

Mund të jetë efektivë për dhimbjen kronike dhe inflamacionet si artriti, reumatizma, etj.

5. Lufton kollën

Gjëja më e mirë që gin-i ka është se mund të miksohet me bimë të tjera mjekësore si ginger-i për të luftuar kollën apo simptoma të tjera të virozës.