MENU
klinika

Sa ishte nga viti 2014 deri në vitin 2024

Analiza: Buxheti i Kosovës brenda një dekade

15.12.2023 - 19:12

Kuvendi i Kosovës ditën e enjte ka miratuar buxhetin për vitin 2024, që kap vlerën mbi 3.3 miliardë euro.

Buxheti i planifikuar u kritikua nga partitë opozitare të cilët theksuan se nuk është buxhet i mirëqenies qytetare, ndërsa shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, tha se buxheti i miratuar është për 35 për qind më i lartë se buxheti i mëhershëm.

Por si ka qenë buxheti i shtetit brenda 10 viteve të fundit, dhe cilat ishin vitet ku u ngrit më së shumti.

Në dekadën e fundit, buxheti i Kosovës ka shënuar dyfishim, pra një rritje prej gati 100 për qind.

Në vitin 2014, buxheti i shtetit kishte qenë 1.6 miliard ndërsa për vitin 2024, buxheti i miratuar është 3 miliardë e 314 milionë euro.

Sipas të dhënave të mbledhura, në vitin 2014, buxheti ka qenë 1.589 miliard euro.

Në vitin 2015 buxheti shënoi ngritje në 1.634 miliardë euro, ose 2.86% rritje.

Buxheti u rrit edhe për vitin 2016. Buxheti i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ishte 1.678 miliardë euro.

Për herë të parë, vlera e buxhetit e arritur në 2 miliardë euro ishte për vitin 2017.

Buxhet po thuajse i ngjashëm ishte edhe më 2018, ku gjithsej kishte qenë 2,080,480,837 euro.

Në vitin 2019, buxheti kishte arrit në 2.378 miliardë euro.

Gjithashtu, në vitin e pandemisë COVID-19, vitin 2020, buxheti ishte 2,356,860,915 euro.

Rritje e buxhetit është vërejtur më shumë në tri vitet e fundit. Në vitin 2021 buxheti ka qenë 2.454 miliardë euro. Kurse, në vitin 2022 buxheti i shtetit u rrit në 2.735 miliardë euro.

Është dashur të kalohen 6 vite që buxheti ta kap vlerën e 3 miliardë eurove, pra vlera e përgjithshme për vitin 2023 ishte 3,211,603,100 euro.

Për vitin e ardhshëm, 2024, buxheti është planifikuar të jetë 3.314 miliardë euro, duke shënuar rritje në 3.19%. /Telegrafi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti: Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që…

“Asociacioni mund të trajtohet në marrëveshjen finale me Serbinë”