MENU
klinika

Analiza

Izraeli ka vetëm një shans për të dalë fitimtar

16.12.2023 - 07:30

Përballë thirrjeve globale për një armëpushim në Gaza, Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë në skenën ndërkombëtare. Presidenti amerikan Joe Biden i tha homologut të tij izraelit Benjam Netanyahy se vendi i tij po humbiste mbështetjen ndërkombëtare për shkak të “bombardimeve pa dallim” dhe se duhet të ndryshojë qeverinë e tij, e cila dominohet nga partitë e krahut të djathtë. Vetëm pak orë më vonë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim humanitar me 153 vota pro, 10 kundër dhe 23 abstenime. Asnjë nga fuqitë e mëdha nuk i është bashkuar Izraelit dhe SHBA-së në kundërshtimin e tyre ndaj armëpushimit , thekson agjencia Associated Press. Çështja se sa do të zgjasë bombardimi i Gazës nga Izraeli ishte edhe në rendin e ditës kur këshilltari i sigurimit kombëtar të Bidenit, Jake Sullivan, shkoi në Jerusalem për të diskutuar kohën e fushatës ushtarake, dhe çfarë do të ndodhë nëse Hamasi mposhtet. Megjithatë, është e vështirë të jepet një përgjigje e saktë në këtë pikë.

KHAN YUNIS, GAZA – OCTOBER 28: People search through buildings that were destroyed during Israeli air raids in the southern Gaza Strip on October 28, 2023 in Khan Yunis, Gaza. Heading into a third week of heavy bombing from Israel, Gaza buckles under a shortage of basic needs including fuel, whilst several neighborhoods on the Gaza strip have been wiped out and thousands have died and hundreds of thousands have been displaced. On October 7, Hamas launched a deadly attack in southern Israel that sparked a retaliatory siege of Gaza. (Photo by Ahmad Hasaballah/Getty Images)

Zgjatja e luftës

Lufta kundër Hamasit do të zgjasë më shumë se disa muaj. Kështu i tha Ministri izraelit i Mbrojtjes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan gjatë vizitës së tij në Tel Aviv. “Hamasi është një organizatë terroriste që e ka ndërtuar veten gjatë një dekade për të luftuar Izraelin dhe ka ndërtuar infrastrukturë nën tokë dhe mbi tokë dhe nuk është e lehtë ta shkatërrosh atë. Do të marrë një periudhë kohe, do të zgjasë më shumë se disa muaj, por ne do të fitojmë dhe do t’i shkatërrojmë ata”, shpjegoi Gallant, sipas një njoftimi të bërë nga ministria e tij. Gallant dhe Sullivan diskutuan zhvillimet në operacionin në vazhdim në Gaza dhe tensionet me Hezbollahun në Izraelin verior, si dhe kërcënimet rajonale të paraqitura nga Irani dhe aleatët e tij në Siri, Irak dhe Liban. Gallant më pas shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin në luftë dhe për përpjekjet e administratës Biden për të siguruar lirimin e pengjeve. “Faleminderit që erdhët në Izrael gjatë kësaj kohe lufte, ne e vlerësojmë shumë”, tha Gallant. “Ne e vlerësojmë angazhimin tuaj personal”, shtoi ai.

“Tradhtia” e Hamasit

Sakaq, ushtria izraelite kohët e fundit filloi një iniciativë në Rripin e Gazës, duke shpërndarë fletëpalosje në gjuhën arabe duke ofruar shpërblime të konsiderueshme për këdo që jep informacione thelbësore për identifikimin e 4 liderëve të lartë të Hamasit. Ushtria izraelite ka premtuar një shpërblim prej 400 mijë dollarësh për këdo që jep informacion për strehën e Jahja Sinwarit, ndërsa për vëllain e tij Muhamed Sinwar oferta është 300 mijë dollarë. Komandanti ushtarak i Khan Yunis, Rafa Salameh, vlen 200 mijë dollarë, ndërsa për Mohammed Deif, komandant i krahut ushtarak të Hamasit, është ndarë një shumë prej 100 mijë dollarësh për ata që ofrojnë ndihmë në kapje. Ushtria siguron konfidencialitet maksimal në lidhje me informacionin e dhënë. Ndërkohë, rreth 70 militantë të Hamasit janë dorëzuar te trupat izraelite në zonën e spitalit Kamal Adwan, në veri të Gazës. Ata do t’i nënshtrohen marrjes në pyetje nga Shin Bet dhe njësia 104 e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake. Gjuetia intensive për të shfarosur Hamasin vazhdon.

A view of a junction shows the aftermath of a mass-infiltration by Hamas gunmen from the Gaza Strip, in the Sderot area, southern Israel October 7, 2023. REUTERS/Ammar Awad

Sfida për SHBA-në

Netanyahu nuk ka treguar asnjë shenjë dorëzimi. “Izraeli do të vazhdojë të luftojë Hamasin pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim”, tha kryeministri, pasi të paktën nëntë ushtarë izraelitë u vranë në një pritë në një nga sulmet më vdekjeprurëse që militantët palestinezë kanë kryer që nga fillimi i pushtimit tokësor të Gazës. “Ne do vazhdojmë deri në fund, nuk ka dyshim”, tha Netanyahu të mërkurën. “E them këtë edhe duke pasur parasysh dhimbjen e madhe dhe presionin ndërkombëtar. Asgjë nuk do të na ndalojë.” Luftimet e ashpra janë ndezur për ditë të tëra në Shijaiyah dhe zona të tjera në dhe rreth qytetit lindor të Gazës që ishin rrethuar më herët gjatë luftës. Dhjetëra mijëra njerëz mbeten në veri, pavarësisht urdhrave të përsëritura të evakuimit, duke thënë se nuk mendojnë se në Gaza ka siguri.