MENU
klinika

Disa ide

Si t’i kombinoni atletet më të famshme me çdo veshje që keni!

16.12.2023 - 07:48

Sigurisht që e kemi fjalën për ato që po mendoni edhe ju: Nike Air Jordans! Prej kohësh janë atletet që tërheqin vëmendjen e të gjithëve, përfshi këtu, Rihanna-n dora vetë, Bella Hadid, Hailey Bieber, J.Lo, Gigi Hadid, Kylie e shumë të famshëm të tjerë.  Ndryshe nga trendet që vijnë dhe ikin sezon pas sezoni, Nike Jordan u krijua për të qëndruar gjatë! Përtej historisë pas saj, rehatisë në lëvizje, këto atlete duken kaq bukur me çdo lloj veshje që kemi. E themi këtë me plot gojën, për ta vazhduar fjalinë me një tjetër lajm më të mirë.

Si t’i kombinoni atletet më të famshme me çdo veshje

I GJENI TEK NIKE SHOP NË TEG

E dimë që deri më sot mund të jeni stepur prej çmimit apo nga frika e autenticitetit, por nëse ka një moment për atletet tuaja të reja, është ky. Nike Shop në TEG ka uljeeeee deri në 40% dhe gjeni modele fantastike, përfshi këtu edhe modelin tuaj të preferuar nga Jordan, Air Force apo Air Max.  Po e marrim të mirëqënë që i bletë dhe tani kalojmë në hapin tjetër. Si do t’i veshim për t’u dukur aq cool sa njerëzit që shohim rrugëve a në Instagram?! Disa ide po jua japim ne

1. Kur doni të jeni sportive, por jo shumëëë sportive

E keni vënë re sa stil duket ky model atletesh me kostume sportive (ose jo) dhe një pallto/xhup sipër? Aq më tepër nëse keni një kostum të zi apo në ngjyra neutrale. Kjo ju lejon edhe më të kombinoni perfekt atletet tuaja të reja. Të veshura kështu, mund të shkoni në zyrë dhe të bëni marrëveshjet më serioze të javës.

Si t’i kombinoni atletet më të famshme me çdo veshje

NIKE SHOP NË TEG

2.Pantallonat e lëkurës

Sapo të dilni nga dyqani i Nike Shop në Teg bëni mirë të kërkoni për një palë pantallona lëkure (nëse ju duhen të reja) pasi këto atlete duken thjesht ëoë me pantallona të lirshme lëkure.  Pas saj keni nevojë vetëm për një bluzë të thjeshtë, disa aksesorë dhe gati!

Si t’i kombinoni atletet më të famshme me çdo veshje

3.Xhaketë oversize

Nëse nga ofertat e dyqanit të Nike në Teg zgjodhët një palë atlete me qafë, bëhuni gati t’i kombinoni me xhinset që ju rrinë më mirë dhe me një xhaketë që e vishni shpesh.

Si t’i kombinoni atletet më të famshme me çdo veshje

4. Pellush

Miksoni luksin me komoditetin. Një pellush e çon në një nivel tjetër pamjen tuaj dhe akoma më shumë nëse e kombinoni me një palë Nike Jordan.  Dukeni të veshura shtrenjtë pa shumëë përpjekje. Sytë e të gjithëve janë tek ju.

Si t’i kombinoni atletet më të famshme me çdo veshje

5. Air Max e reja meritojnë veshje cool

Nëse dole nga Nike Shop në TEG me një palë Air Max të reja që i gjete gjithashtu me ulje, duhet patjetër t’i trajtosh siç e meritojnë.  Mos merrni streçet e para që ju dalin para syve, por  “gërmoni” më thellë brenda dollapit. Derisa të gjeni për shembull një palë tuta që kombinohen me fëshen e preferuar. Mos kini frikë të luani me ngjyrat e çorapeve. Po ju shohin të gjithë sepse dukeni yll!

Si t’i kombinoni atletet më të famshme me çdo veshje

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga bluza e bardhë te fustani saten

10 veshjet që mund t’i kombinosh në çdo stinë