MENU
klinika

Bislimi: Beogradi nuk dërgoi kërkesë

Ndalohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

16.12.2023 - 17:26

Serbët votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por në Kosovë ato nuk do të lejohen, njësoj siç ndalohet që nga sot edhe përdorimi i targave të makinave të serbëve të Kosovës të lëshuara nga zyrat paralele serbe.

15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e një afati të vënë nga qeveria e Kosovës, kur qytetarët serbë do të mund të regjistronin makinat e tyre me tabela të Republikës së Kosovës, RKS. Prishtina zyrtare e bëri të qartë se qëllimi i një lëvizjeje të tillë është vendosja e ligjshmërisë në veri të Kosovës, që në këtë mënyrë do të pengojë funksionimin e strukturave paralele serbe në vend.

Ndërkohë, për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të tretat me radhë vetëm brenda tre vjet e gjysmë, arsyeja e refuzimit të mbajtjes së tyre në Kosovë është tjetër. Autoritetet e Serbisë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në vend, por jo Prishtinës zyrtare, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. E pikërisht pse kërkesa serbe ju drejtua OSBE-së e jo Prishtinës për ta shqyrtuar atë, bëri që qeveria e Kosovës të ndalonte mbajtjen e tyre brenda territorit të saj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se përpjekja për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut dhe pa një kërkesë zyrtare direkte nga Serbia, atëherë s’mund të ketë vendim.

Në zgjedhjet e fundit në Serbi, në prill të vitit të kaluar, të drejtë vote kishin mbi 93 mijë qytetarë nga komunat e Kosovës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!