MENU
klinika

Analiza

Si do ndikojë rezultati i zgjedhjeve në Serbi tek qasja ndaj Kosovës?

17.12.2023 - 14:04

Në Serbi rreth 6.5 milionë po votojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato bashkiake. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00. Gjithsej 18 parti dhe koalicione konkurrojnë për 250 vende deputetesh në parlament. Pragu për të hyrë në parlament është 3% e votave. Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor. Ato shihen si një përpjekje e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Partisë së tij Populiste Progresive Serbe për të siguruar një mandat tjetër 4 vjeçar.

“Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Kur them fitore vendimtare, unë besoj tek rezultati i koalicionit Serbia nuk duhet të ndalet do të jetë afër shumicës absolute ne parlament. Unë pres që Serbia të bejë shumë punë të rëndësishme në kohët në vijim. Mendoj se kjo është një detyrë e rëndësishme, një kërkesë madhore që vendi ynë të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe suksesit.”

Udhëheqësi i opozitës serbe ‘Partia e Lirisë dhe Drejtësisë’ Dragan Djilas u tha gazetarëve se ndryshimi kishte filluar në Serbi dhe ai shpresonte për një pjesëmarrje të madhe.

“Ndryshimet në Serbi kanë filluar dhe nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë. Njerëzit janë të vendosur të jetojnë pa krim e korrupsion, pa çmime të larta me nje qeveri që do të investojë në arsim dhe shëndetësi ne nje vend nga i cili të rinjtë nuk largohen. Ne si parti më e madhe opozitare do të mbrojmë synimet e elektoratit me të gjitha mjetet demokratike.”

Ndërkaq serbët nga Kosova, për shkak të ndalesës së autoriteteve të Prishtinës, udhëtuan të organizuar me autobusë dhe me makina private drejt qendrave të votimit të ngritura në territorin serb pranë kufirit në Kurshumli, Rashkë, Tutin dhe Vranjë. Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve” vazhdon që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!