MENU
klinika

"Ka një mundësi..."

Jason Momoa nuk do të jetë më pjesë e “Aquaman”?!

18.12.2023 - 11:46

Sigurisht kur flasim për Jason Momoa të gjithë e bëjnë lidhjen me rolin e tij në filmat e Aquaman. Një aktor mjaft i talentuar dhe i suksesshëm. Teksa së fundmi ka qenë në Londër me Ash Crossan dhe promovonte vazhdimin e filmit “Aquaman and the Lost Kingdom” ka bërë të ditur edhe se si do të jetë vazhdimësia e ekskluzivitetit.

Kjo ka të ngjarë të jetë hera e fundit që ai luan Mbretin legjendar të Atlantis.

“Unë nuk dua domosdoshmërisht që të jetë fundi… [por] nuk mendoj se është me të vërtetë një zgjedhje,” tha Momoa, duke shpjeguar se James Gunn dhe Peter Safran, të cilët së fundi u caktuan për të udhëhequr projektet filmike të DC duan “të fillojnë diçka të re”.

“E vërteta është, dua të them, nëse publiku e pëlqen atë, atëherë ka një mundësi”, u shpreh publiku për mundësinë që ai të luajë Aquaman në të ardhmen. “Por tani, unë them ‘Nuk po duket shumë mirë’. ”

Megjithatë, ndërsa Gunn dhe Safran rindërtojnë universin kinematografik për përshtatjet e DC, Momoa shpreson të mbetet pjesë e planeve të tyre edhe nëse nuk është domosdoshmërisht si Aquaman.

“Nëse ka një vend në botën e tyre për mua, do të doja të isha pjesë e tij,” zbuloi aktori.

Kjo është shtëpia ime. Warner dhe DC është padyshim shtëpia ime. Pra, kjo është gjithçka që do të them.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bruce Willis te Kevin Costner

Divorcet më të bujshme në Hollywood