Në dukje të parë, ngjan se printet e kuadratit janë të vështira për stilin e veshjes, duke mos lënë shumë hapësirë për kombinime apo “lojë” me motive të tjera, nuanca më të theksuara, aksesorë etj. Në fakt, po t’i referohemi street style që dominon këtë sezon, printi i tartanit apo thënë ndryshe kuadratit është rikthyer fuqishëm, për ta bërë këtë një nga stilet më të dëshiruara nga gocat.
Natyrisht, motivet tradicionale të kuadratit të kuq klasik, jeshil, blu apo ngjyrat e tjera më të dallueshme nuk kanë dalë kurrë nga moda, përkundrazi kanë qenë gjithnjë pjesë e popullaritetit dhe look-ut të preferuar për shumë gra. Sot, motivet e kuadratit vijnë me një mori ngjyrash dhe plot mundësi kombinimi.
Nëse keni nevojë për pak doza frymëzimi, në prag edhe të festave të fundvitit, ja 10 pamjet më të mira street style:
#1
#2
#3
#4
#5
#6
#7
#8
#9
#10