MENU
klinika

Zbulon kushtin

A do jetë Argita pasuesja juaj në PD? Berisha shuan kureshtjen: Unë nuk e pengoj

19.12.2023 - 11:54

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt” ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nëse Argita do ishte pasuesja e tij në Partinë Demokratike u shpreh se është kundër tashëgimisë politike, por nëse vendos i ka rrugët e hapura.

‘Vajza ime që në vitin 90’ e gjer sot ka patur një interes konstant për politikën nga lëvizja studentore, greva e urisë e në vazhdim.

Vajza ime ka zgjedh të ndjekë jo jetë politike por jetën e saj private. A do vendosë vajza ime për tu marrë për ta kaluar në politikë apo jo, kjo varet vetëm nga ajo.

Në rast se ajo vendos, unë s’do e kisha penguar dhe nuk e kam penguar por ka një kusht. Të ndjekë rrjedhën e çdo njeriu që do të angazhohet në një forcë politike.

Në këtë formë ajo, djali, të gjithë i kanë rrugët e hapura. Por ata kanë zgjedh jetën private. Nuk ia kam imponuar unë, kanë zgjedh vetë. Unë do respektoja çdo vendim të saj.

Por natyrisht nuk jam personi se ata tani nuk janë më të rinjë.

Nëse ata vendosin të merren me politikë, ata i kanë dyert e hapura në PD, por nuk kam parë tek ata një ambicie të shfaqur për këtë gjë.

Natyrisht kjo nuk përjashton që nesër ta shfaqin. Rruga është e hapur në përputhje si për të gjithë të tjerët. Jo të marr karakter trashëgimie. Unë nuk jam shumë për këtë punën e trashëgimisë.’, tha Berisha.