Dhjetëra dosje të vrasjeve pa autor në Tropojë pas viteve 1997 pritet të rihapen, ndërkohë që SPAK, ka në hetim vrasjet e katër vëllezërve të familjes Haklaj, pas denoncimit ndaj Sali Berishës nga motra e madhe e tyre, Aishe Haklaj që dëshmoi në prill të këtij viti.
“Janë 200 të vrarë në Tropojë. Aq dihen por ka dhe më shumë.” Kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri në një studio televizive ndërsa kërkoi që SPAK të nisë hetimin për zbardhjen e ngjarjeve pa autor.
“Zanafilla nisi nga mitingu i famshëm që të gjithë shqiptarët e dinë se kanë parë dhe videon. Ne pamë dhe videon që u zhvillua kundër Izet Haxhisë që Berisha urdhëroi njerëzit e vetë kur iu prish mitingu në Tropojë dhe mitingu nuk iu prish se donte të prishte mitingun Haklaj… Berisha është agjent i vjetër serb dhe i ka shërbyer, ka marrë dhe shpërblim. Familjes Haklaj i ka thënë ju jeni bashkëpunëtorë të Serbisë. Duke hedhur të tilla insinuate atëherë kjo familje që ka qenë nga më të mirat në Gjakovë kjo nuk mund ta duronte një gjë të tillë dhe i ka dhënë një mësim Saliut në miting me një zbrazje atomatiku në ajër. I ka thënë bëj kujdes se ne e dimë kush është serbi i vërtetë.
Pas kësaj ngjarje u dha urdhër. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u vra. Lidhet dhe me tjetrën që kjo familje Haklaj, Shkëlqimi, Fatmiri e shpëtuan Shqipërinë nga lufta që veriu do bënte në Vlorë kundër jugut sepse Saliu dha urdhër të bënte mobilizimin e djemve të Tropojës për të luftuar kundër vlonjatëve. Kjo familje, Fatmiri me shokë e ndali këtë gjë”.
“Dihen kush janë ekzekutorët dhe organizatorët. Asgjë nuk duhet të dalë jashtë kontekstit. Ishte koha kur Berisha e konsideronte UÇK pjellë të Beogradit. Në këtë kohë kanë ndodhur dhe ngjarjet. Orientimi ishte dhënë dhe në gazetën RD të asaj kohe. Ishte mbjellë e gjithë fara që i hidhej, ishte e tillë si të krijonin terrenin për të shfarosur Haklajt. Por në këtë mënyrë çarmatosnin UÇK. Këtu bashkëpunëtorë janë dhe të tjerë. Berisha me Metën bashkohen dhe bëjnë planin sesi të ekzekutohen Haklajt. Këto janë nga dosjet që unë kam në duar dhe nga ata njerëz që janë pranë Berishës. Është e domosdoshme që këto vrasje të zbardhen. Numri i të kallëzuarve është 24. Por ka pasur më shumë. Të kesh 200 të vrarë në zonën më pjellore, atdhetare të Shqipërisë. Problemi është kush e futi Tropojën dhe djemtë e Tropojës në vrasje zinxhir. Këto vrasje duhen zbuluar se jemi në mina. Ata që kanë vrarë të vrasin përsëri”, shtoi Beqiri.