MENU
klinika

“Jemi imun ndaj politikës”

Sulmet e Berishës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, Altin Dumani: Nuk ndikohemi!

20.12.2023 - 12:36

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i është përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha pasi Këshilli i Mandateve votoi pro heqjes së imunitetit të këtij të fundit në kuadër të kërkesës së arrestit nga SPAK. Dumani u shpreh se akuzat dhe deklaratat mediatike ndaj tij nuk kanë asnjë lloj ndikimi.

“Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqëtëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale”- është shprehur Dumani.